Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës përfundoi 1-0 për të kuqtë. Takimi u vendos nga goli i Xhuliano Skukës, me ekipin e Colellas që mori 3 pikë në shtëpi.
Në fundin e sfidës nuk kanë munguar përplasjet. Molla e sherrit është bërë një veprim i Valentino Murataj, i cili tentoi të imitonte atë çka bëri Albano Aleksi në derbin e fundit, duke provuar të vendosë flamurin në mesin e fushës. Këto përplasje nuk i shkojnë aspak përshtat futbollit, gjithsesi vazhdojmë t’i shikojmë në fushat e Shqipërisë.
(BalkanWeb)
