Çdo derbi është i zjarrtë dhe i tillë ishte edhe ai i sotmi mes Tottenham dhe Arsenal. Pas takimit të luajtur në Tottenham Hotspur Stadium (London), ka patur një sherr në fushë, ku Richarlison dhe Ramsdale kishin diçka për të sqaruar me njëri tjetrin.

Në këtë situatë morën pjesë edhe futbollistë të tjerë dhe nuk mund të mungonte lojtari shqiptar i Gooners, Granit Xhaka, i cili siç shikohet në video, mbahet nga trajneri Michel Arteta.

Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar nga Arsenal, që merr një triumf me vlerë dhe qëndron e vetme në krye të tabelës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: