Zgjedhjet për Presidentin e Urdhrit të Stomatologut janë shoqëruar nga debatet dhe përplasjet mes 2 palëve të përfshira në këtë proces.

Në studion e News24, Presidenti i ri i Urdhrit, Arben Muçaj tha se procesi ku ai u zgjodh ka qenë i ligjshëm.

Edhe Nikoll Deda, ish-president i Urdhrit u shpreh se zgjedhjet u zhvilluan me përpikmëri statutore.

Qëndrimet e tyre vijnë pas diskutimeve mbi legjitimitetin e zgjedhjeve dhe respektimin e rregullave të brendshme nga pala tjetër që konteston procesin.

Arben Muçaj: Ka një vendim të formës së prerë të gjykatës të datës 12 nëntor dhe në bazë të statutit Presidenti në detyrë duhet të zhvillonte zgjedhjet për mandatin e ri 2025-2030. Iu përgjigja thirrjes dhe ishte gjithçka e ligjshme. Ishte një qytetar që padiste Ministrinë e Shëndetësisë, Urdhrin e Stomatologun dhe Presidentin në detyrë Nikoll Deda. Deda ishte fitues bashkë me MSH dhe Urdhrin dhe i lindi e drejta për të bërë këto zgjedhje. Si stomatolog i përgjegjshëm i hyra garës për të konkurruar sipas rregullave dhe statutit në fuqi të urdhrit të Stomatologut.

Nikoll Deda: Pika e dytë e paditë ishte; paditet Nikoll Deda në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologut shqiptar. Është e shkruar nga vetë paditësi. Unë dal nga ky vendim i fituar. Në këtë 5-vjeçar, prisnin mbarimin e mandatit tim dy palë të interesuara. Njëra nuk duronte mbarimin e mandatit tim. Nuk kishte durim me prit vendimin e Gjykatës dhe as me zbatuar ligjin dhe statutin. Donte të kapërcente shkallët, vendimet numrat. Pala tjetër ishte e mirëshkolluar, me një staturë dinjitoze për Urdhrin e Stomatologut, ishte e gatshme të respektojë ligjin për të zbatuar ligjin e Urdhrit të Stomatologut shqiptar 127/2/10/2014 dhe për të zbatuar statutin në referencë të këtij ligji Urdhri dhe Këshilli Kombëtar ka miratuar një Statut që është Kushtetuta e Stomatologëve shqiptarë dhe këta ishin të gatshëm të zbatonin ligjin, statutin, çdo nen, çdo normë juridike, vendimet e gjykatës dhe unë isha tepër disponibël që alternativa më e mirë të fitojë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb