Protesta në Durrës është përshkallëzuar, me përplasje mes forcave të policisë dhe protestuesve.
Raportohet se një prej drejtuesve të policisë është plagosur në kokë gjatë përplasjes. Ndërkohë, gjatë protestës së sotme në qytet, disa persona janë shoqëruar nga policia.
Situata është tensionuar gjatë tubimit, ndërsa vijojnë zhvillimet lidhur me përplasjet mes protestuesve dhe uniformave blu.
