Al-Nassr vazhdon me paraqitjet e mira në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Luis Castro mundi 1-3 Al-Raed, në takimin e mbajtur në King Abdullah Stadium (Buraidah). Cristiano Ronaldo ishte protagonist absolut në këtë takim, ku përveç se zhvilloi ndeshje pozitive, shënoi një gol.

Siç shihet në video, CR7 mori përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi, por gjuajtja e portugezit jo vetëm që nuk përfundoi në portë, por “rrëzoi” në tokë një kameraman që po regjistronte momente nga sfida. Video po bën xhiron e botës dhe deri më tani ka marrë mjaft shpërndarje. JS

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 433 (@433)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: