Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho, në një deklaratë për media i bën thirrje qytetarëve të votojnë pasi dita e sotme është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për demokracinë shqiptare.
Xhixho tha se ky proces është mundësia juaj për të vendosur se kush do t’ju qeverisë në katër vitet e ardhshme.
“Ju keni sot mundësinë të vendosni për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për vendin tonë, për të ardhmen e Shqipërisë.
Gjej rastin të falenderoj me mijëra prej jush që e keni ushtruar këtë të drejtë që në orët e para të nisjes së procesit.
Po ashtu, mirënjohje për qindra të tjerë, të cilët mund të jenë përballur me vështirësi apo parregullsi nëpër qendrat e votimit, por i kanë shkuar deri në fund bindjes se e drejta e votës është e shenjtë dhe u përket vetëm atyre”, tha Xhixho në deklaratën e saj.
