Të shtëna me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë.
BalkanWeb dhe News24 mësojnë se është qëlluar drejt gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili mbeti i plagosur, por që humbi jetën teksa po dërgohej te Spitali i Traumës.
Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policore, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit i cili është identifikuar si Elvis Shkambi.
Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person i dytë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
