Gjatë koncertit të fundit të Maulma-s në Chiclana të Spanjës, gjërat dolën jashtë kontrollit kur dy fanse filluan të grinden. Për sigurinë e të gjithëve, këngëtari dhe aktori vendosi të reagojë ndaj tyre. Në videon tashmë virale, shihet Maluma në skenë teksa kërkon që dy fansa të largohen nga koncerti i tij.
“Prisni… Shiko, nuk e kam idenë se si quhen, por ata që u grindën duhet të largohen nga koncerti im, bye, bye, bye,” tha këngëtari i “Felices Los cuatro”.
“Dilni jashtë! Këtu kemi vetëm energji pozitive”, u tha artisti, duke shtuar se banorët e Chiclana janë “njerëz të talentuar dhe të bukur”.
Kujtojmë se Maluma publikoi si rrallëherë një foto me të dashurën e tij Susana Gómez në Instagram, pak kohë më parë. Artisti kolumbian, emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis, ndodhej në Portugali ku po zhvillonte koncerte për turin e tij “Papi Juancho”. Ai ka gjetur kohën të marrë edhe disa rreze dielli.
Teksa ka ndarë një album me foto nga shteti portugez, në një prej tyre ai shihet tek bën banjo dielli me partneren, të cilës nuk ia ka publikuar portretin, por vetëm trupin.
Maluma është në një lidhje me Susana Gómez. Për të dashurën e tij ka shumë pak informacione pasi ajo nuk është personazh publik. Susan dhe Maluma janë në një lidhje që nga fundi i vitit 2020 kur u fotografuan për herë të parë së bashku. Maluma nuk poston foto me të në rrjetet sociale. Megjithatë, ai bëri një përjashtim ditën e Krishtlindjeve kur “falenderoi Santa Claus” për dhuratën e tij të jashtëzakonshme. /Panorama Plus
