Pesë të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Laç.

E plagosur në këmbë ka mbetur edhe një grua e moshës 58-vjeçare, shitëse ambulante. Angjelina Gjezaj mësohet se shet qirinj te Gjykata e Kurbinit dhe kur ka ndodhur ngjarja ka qenë duke ecur në trotuar. Ajo ka marrë një plumb në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt mes disa personave, ndërsa mes të lënduarve ka edhe kalimtarë të rastit. Të plagosurit e tjerë janë Amarildo Ndoj 26 vjeç, Liridon Ismaili 26 vjeç, Daniel Gjeloshi 26 vjeç dhe Geri Bitri 24 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar te spitali i Traumës në kryeqytet, ndërsa njëri prej tyre mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Dyshohet se arma e përdorur në vendin e ngjarjes ka qenë kallashnikov.

Të plagosurit

Angjelina Gjezaj
Amarildo Ndoj
Liridon Ismaili
Daniel Gjeloshi
Geri Bitri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb