Deputeti i PD, Klevis Balliu, është përplasur sot në Kuvend me zv/kryeministren Belinda Balluku, pas fjalës që mbajti në seancën e pasdites.
Balliu duke folur për buxhetin e ministrisë së Brendshme, u shpreh se policia që sot po i jepet buxhet, është e njëjta polici e cila bashkëpunon me krimin, rasti më i fundit ishte punonjësi i AMP që vdiq nga plagët e marra gjatë atentatit ndaj Gilmando Danit në Rinas.
“Pse sot nuk disktohet që DASH deklaroi se Sinaloa fle në zyrën e kryeministrit. Atje e shpallin organizatë terroriste dhe ju e fusni në kryeministri. Cilës polici po ja jepni buxhetin, policisë së Ilir Prodës , policisë që ishte në makinë me Gilmando Danin e Shullazit, cfarë që të garantoni që krimi të vazhdojë pa u shqetësuar, kësaj policie që të heshtin?
Pse nuk keni hedhur buxhet për hetim financiar për këto kulla që denoncon edhe vetë SHBA. Pse nuk keni hedhur ju buxhet financiar kur dhe vetë Dumani juaj thotë se kjo polici nuk i arreston, plot 241 fletë arreste për grupet kriminale. Nuk është dëgjuar në asnjë vend të botës si ngjarja e Rinasit”, tha Balliu.
Por menjëherë ka reaguar zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila e ka akuzuar se për problemet e vjedhjes, familja e deputetit Balliu është e masterizuar.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Balliut i cili ka kërkuar replikë por që nuk është lejuar.
Klevis Balliu: Pse sot nuk disktohet që DASH deklaroi se Sinaloa fle në zyrën e kryeministrit. Atje e shpallin organizatë terroriste dhe ju e fusni në kryeministri. Cilës polici po ja jepni buxhetin, policisë së Ilir Prodës, policisë që ishte në makinë me Gilmando Danin e Shullazit, ccfarë, që të garantoni që krimi të vazhdojë pa u shqetësuar, kësaj policie që të heshtin?
Pse nuk keni hedhur buxhet për hetim financiar për këto kulla që denoncon edhe vetë SHBA. Pse nuk keni hedhur ju buxhet financiar kur dhe vetë Dumani juaj thotë se kjo polici nuk i arreston, plot 241 fletë arreste për grupet kriminale. Nuk është dëgjuar në asnjë vend të botës si ngjarja e Rinasit…..Pse nuk çoheni ju ministrat e tjerë? Sepse jeni bashkëpunëtor në krim. Juve nuk iu intereson për qytetarët.
Belinda Balluku: Klevis Balliun duhet ta dëgjoni me vëmendje, sepse ka eksperiencë si askush në këtë vend, është rritur në një familje ku vjedhja ka qenë pjesë e edukatës familjare pasi është rasti unik në Shqipëri, kur tezja e tij ose kunata e tij, ose e dashura kunatë e Fari Balliut ishte sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe njëkohësisht administratore e Alpin Bau, një kompani e sajuar me një serb Sllobodan e kishte emrin si gjithë serbët dhe nga ana tjetër, zonja sekretare e përgjithshme e Ministrisë Blegina Agolli, e dashura kunatë e Fari Balliut, tezja e Klevisit.
Ju them dëgjojeni Klevisin kur flet për vjedhje sepse është i masterizuar, ja kanë bërë që të vogël edukatën në shtëpi. Ajo ishte dhe administratore e një kompani e cila merrte tendera infrastrukture nga fondet e shtetit. Merrte fonde 150 mln euro të cilat i kanë ngrënë shpresoj bashke me Klevisin që flet kaq bukur për vjedhjet. Rast unikal në Shqipëri dhe nuk e di me cilën fytyrë shtyp mikrofonin, me cilën fytyrë del e flet aty. Po të kishte qenë SPAK në kohën e tezes tënde do ishte me siguri akoma në burg sot.
