“Poker” golash për të larguar krizën, fitore në momentin e duhur për të mbajtur të ndezur objektivin kryesor të klubit, titullin kampion. Ofensiva e Shpëtim Duros shpërtheu kundër Luftëtarit duke siguruar një fitore të vyer, një fitore që largon përkohësisht hijet e dyshimit mbi të ardhmen e stafit drejtues, një fitore që vjen një javë përpara sfidës kundër Partizani, e rëndësishme për Shpëtim Duron në këtë pikë të sezonit është vazhdimësia:
4 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje, 13 gola të shënuar dhe 8 të pësuar, këto janë shifrat e Kukësit në përfundim të fazës së parë. Sigurisht që Kukësit kishte mundësitë dhe mund të bënte diçka më shumë, por në një kampionat të çuditshëm as rivalët e tyre nuk kanë bërë më mirë.
(BalkanWeb)