LONDER– Një polic që grushton pa ndalim një person të ndaluar, ndërsa tre kolegët e tij e mbajnë që ai mos të lëviz. Këto janë pamjet shqetësuese që janë publikuar sot në mediat britanike, të cilat kanë ngjallur reagimin e opinionin publik.
Ngjarja në fjalë është regjistruar në Ruislip, në perëndim të Londrës. Video është regjistruar nga një kalimtar i rastit, i cili pohon se incidenti ndodhi në trotuar. Në video shihet sesi personi që është ndaluar, iu bën thirrje policëve që të ndalojnë.
‘Ju lutem, ju lutem, ju lutem’. Ndërkohë, njëri prej policëve i komunikon të ndaluarit se është nën arrest, pasi dyshohet për një sulm. Sakaq, deri më tani nuk ka asnjë reagim nga policia e Londrës në lidhje me sjelljen e efektivëve.
(ed.me/BalkanWeb)
