SHKODER- Në një kohë kur Policia e Shtetit çdo ditë kap në shkelje drejtues mjetesh pasi nuk vendosin rripin e sigurimit, sot është shenuar një rast flagrant me gjobën.
Rasti i denoncimit në fjalë, (vjen fill pasi sot ministri Tahiri bëri thirrje për rripin e sigurimit), ka protagonist një punonjës policie nga Shkodra, i cili i merr lekët e gjobës në dorë një shtetasi nga Kosova, madje i bën edhe pazar, duke i ‘ulur’ çmimin. Shqiptar i Kosovës, po kthehej pas ndeshjes Shqipëri-Spanjë për në Prishtinë.
Policia rrugore e ka ndaluar personin në fjalë dhe i ka komunikuar se gjoba që ai duhej të paguante për mosvënie të rripit të sigurimit është 108 euro. Por, në këtë rast polici ka bërë tolerim, duke i kërkuar vetëm 5 euro në dorë. Video është siguruar nga JOQ.
(ed.me/BalkanWeb)
