Ka nisur transmetimi në studion e improvizuar të News24 para godinës së televizionit, ku të ftuar janë kolegë gazetarë, figura të njohura politike dhe aktivistë të shoqërisë civile, që gjatë gjithë këtyre ditëve janë solidarizuar në mbështetje të gazetarëve që po pengohen të bëjnë punën e tyre.

Gazetari Osman Stafa ka bërë apel që KAYO të zbatojë vendimin e gjykatës.

“Unë kam një vendim gjykate”, u drejtohet gazetari Osman Stafa forcave ushtarake të KAYO, duke u kërkuar: “Na lini të bëjmë punën tonë”.

Por, pavarësisht se janë në shkeje të ligjit KAYO dhe policia ushtarake kanë refuzuar t’i lejojnë të shkojnë në redaksitë e lajmeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb