KOSOVË

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nuk ka përmbajtur dot lotët teksa jepte një deklaratë për mediat lidhur me vrasjen e 5- fishtë brenda familjes Bllaca. Duket se ai ka pasur njohje të mëparshme me familjen ndërsa e quan të respektuar.

“Është tronditës lajmi që ka ndodhur në mesdite sot në Gjilan, jo vetëm familja Bllaca, por i gjithë Gjilani është në ditë zie. Tragjedia që po kalojmë është nën hetime nga prokuroria e shtetit, mjekësia ligjore, policia e shtetit janë duke e zbardhur. Ju kisha lutur që të gjithë ta transmetoni ngjarjen siç ka ndodhur. Është shuar një familje, është tragjedia më e madhe që ka mundur t’i ndodhë dikujt, kanë qenë familje jashtëzakonisht e ndershme, por jeta dhe problemet që kanë pasur kanë shkaktuar këtë tragjedi dhe zbardhja e rastit na çliron nga kjo dhimbje. Kanë qenë njerëz të ndershëm”, ka thënë Haziri.

Ai ka deklaruar se ka propozuar që të mbahet një ditë zie për tragjedinë që ka ndodhur sot.

Ndryshe, zyrtarja policore V.B ka privuar nga jeta katër anëtarët e familjes e më pas vetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb