Mbrëmje mjaft emocionuese në arenën europiane, ku u luajtën disa nga ndeshjet kualifikuese të Euro 2024. Në grupin J, Portugalia nuk fal, edhe pse është e kualifikuar. “Luzitanët” mundën me goleadë 0-5 Bosnje-Hercegovinën.
Kombëtarja e drejtuar nga Roberto Martinez “tregoi dhëmbët” që në minutat e para, duke kaluar në epërsi me Ronaldon që në minutën e pestë. Brenda minutës së 20-të, CR7 u shfaq sërish protagonist, këtë herë duke dyfishuar shifrat. Brenda fraksionit rë parë shënuan 3 lojtarë të ndryshëm, me Fernandes, Cancelon dhe Joao Felix që thelluan shifrat. Në pjesën e dytë, boshnjakët të ç’orientuar, thjeshtë u kujdesën që të mos pësonin më shumë. Në ndeshjet e tjera të këtij grupi, Iceland mundi 4-0 Liechtenstein, ndërsa Luxembourg-Slovakia përfundoi 0-1.
Sa i takon situatës së grupit, Portugalia është e shkëputur. Slovakia është në vendin e dytë me 16 pikë, 5 më shumë se Luxembourg e vendit të 3-të dhe 6 më shumë se islandezët e vendit të pestë.

Në ndeshjen e grupit B, në Greqi, Holanda triumfoi 0-1 ndaj Greqisë, me një gol në fund të Van Dijk me penallti. Franca kryeson me 18 pikë, vendi i dytë i takon Holandës me 12 pikë, ndërsa po 12 pikë ka Greqia e pozicionit të 3-të.

Rezultatet:
Bosnje Hercegovina 0-5 Portugali
Luxembourg 0-1 Slovakia
Iceland 4-0 Liechtenstein
Greece 0-1 Netherlands
Gibraltar 0-4 Ireland
Belgium 1-1 Sweden (E shtyrë, janë luajtur vetëm 45 minuta)
(J.S/BalkanWeb)
