Spanja dhe Portugalia nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në , në ndeshjen e parë të ligës A në Nations League.Pjesa e parë përfundoi 1-0. Në Sevillia, në 45 minuta pati raste nga të dyja krahët.“Kërcënimi” i parë serioz do vinte nga Leao në minutën e 18-të, por sulmuesi i Milanit nuk godet siç duhet, me topin që përfundon mbi traversë.

Kur nuk shënon, e pëson. Kështu ndodhi. Në minutën e 25-të, Morata do çonte topin pas shpinës së Diegos.

 

Në minutën e 42-të, Pablo Sarabia do merrte përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi, por tentativa s’do ishte e suksseshme.

Portugezët nuk do dorëzoheshin por do reagonin në pjesën e dytë dhe do vendosnin ekuilibrat në minutën e 82-t-ë me Horta.

Gjithashtu, në Ligën B u luajt një ndeshje që vlen për grupin ku gjendet edhe Shqipëria. Në Sammy Ofer Stadium, sfida mes Izraelit dhe Islandës prodhoi shumë gola. Takimi përfundoi 2-2.

Në sfidat e tjera, Republika Çeke  mposhti 2-1 Zvicrën, Suedia fitoi 0-2 në Slloveni, ndërsa Norvegjia tregoi karakter ndaj Serbisë, me sfidën që u mbyll 0-1 në Beograd.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb