Mbrëmje magjike për portierin e Kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, i cili u zgjodh lojtari i ndeshjes, në triumfin 0-1, që skuadra e AEK-ut regjistroi në transfertë ndaj Asteras Tripolis.

Gardiani kuqezi rrëmbeu skenën në minutën 90+3’, teksa me një pritje spektakolare, i mohoi golin e barazimit vendasve, të cilët nuk iu besuan syve.

Falë pritjes së Strakoshës dhe golit të Joviç në minutën e 38-të, AEK-u arriti të rrëmbente përkohësisht krehun me 44 pikë në 18 javë, 2 më shumë se Olimpiakosi i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb