Një banesë pranë qendrës se qytetit të Fierit është grabitur rreth një muaj më parë, ndërsa ende nuk ka të arrestuar. Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga kamerat e sigurisë që tregojnë ngjarjen.

Autorët e grabitjes janë ende në kërkim nga policia, ndërsa në pamje duke fare qartë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit, e dyshohet që grabitësit, të cilët mendohet se kanë qenë dy, kanë ruajtur pronarët e banesës të shkojnë në punë, për t’u fut në objekt.

Nga ky i fundit kanë arritur të marrin një sasi parash si dhe bizhuteri, ndërsa ngjarja është denoncuar edhe në policinë e Fierit rreth një muaj më parë. Deri më sot autorët nuk janë gjetur, çka të bën të mendosh që nuk mund të jenë nga qyteti i Fierit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: