Arijon Ibrahimovic protagonist. Vetëm 5 minuta i mjaftuan lojtarit shqiptar të shënojë gol për Frosinonen në ndeshjen e Kupës ndaj Torinos. 17-vjeçari ka luajtur për Bayern U19. Për këtë sezon, me Frosinonen, Ibrahimovic regjistron 3 paraqitje në kampionat.

Më saktësisht, ai ka luajtur 16 minuta ndaj Bolognas, 1 minutë ndaj Veronas dhe 6 minuta ndaj Romës. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij, me të ardhmen që duket premtuese.

 

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb