Sic ishte lajmëruar, Adriatik Lapaj dhe aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, nisën protestën e tyre para Kryeministrisë pasditen e së shtunës rreth orës 17:00, por menjëherë kanë nisur përplasjen me Policinë e Shtetit.

Protestuesit janë përleshur me efektivët të cilët, siç raportohet, nuk lejojnë vendosjen e një gjeneratori aty.
Policët janë përplasur me njerëzit e pranishëm në protestë dhe me vetë Lapajn, siç shihet nga video e publikuar prej vetë kreut të Shqipëria Bëhet në llogarinë e tij në Facebook.
Prej disa ditësh, Lapaj është vendosur para Kryeministrisë dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa u ka bërë thirrje njerëzve t’i bashkohen në këtë protestë.
