Një gazetare u qëllua me plumb gome teksa po raportonte gjatë protestave kundër dëbimit të emigrantëve në Los Angeles. Ky incident u kap nga kamerat.
Autoritetet amerikane, përfshirë Departamentin e Policisë së Los Angeles (LAPD) dhe trupat e Gardës Kombëtare, u përleshën me turmat e demonstruesve të dielën.
Ata po protestonin kundër vendimit të presidentit Trump ndaj emigracionit. Korrespondentja amerikane e Nine News, Lauren Tomasi, po raportonte para kameras, kur ajo u qëllua.
Tomas tha se “pas disa orësh qëndrimi në distancë, kjo situatë tani është përkeqësuar me shpejtësi, LAPD po lëvizte me kalë, duke qëlluar me plumba gome drejt protestuesve, duke i lëvizur ata nëpër zemër të Los Angeles”.
U.S. Correspondent Lauren Tomasi has been caught in the crossfire as the LAPD fired rubber bullets at protesters in the heart of Los Angeles. #9News
LATEST: https://t.co/l5w7JxixxB pic.twitter.com/nvQ7m9TGLj
— 9News Australia (@9NewsAUS) June 9, 2025
(BalkanWeb)
