Një simbolikë e veçantë është përdorur gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku disa aktivistë kanë vendosur kosha mbeturinash përpara godinës së Parlamentit.
Veprimi është paraqitur si një mesazh proteste ndaj klasës politike, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe institucioneve.
Protesta para Kuvendit është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe policisë, me përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me piper, ndërsa qytetarët vijojnë të qëndrojnë në zonën përreth Parlamentit.
