Një protestë e madhe po mbahet sot në Tiranë, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar.

Në drejtim të policisë janë hedhur fishekzjarre dhe molotovë. Molotovët janë hedhur në drejtim të autobotëve.

Ndërsa, policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Situata është tepër e tensionuar edhe në bulevardin kryesor të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit”.

Studentët dhe qytetarët në sheshe kanë deklaruar se nuk mund të dialogojnë me kryeministrin Rama dhe se kërkojnë dorëheqjen e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb