Duket se qytetarët janë më të vendosur se kurrë për të vijuar protestën e tyre, edhe pse moti nuk ka qenë në favor të tyre. Teksa lëshojnë thirrje kundër Ramës, nisën reshje shiu.
Ata jo vetëm që nuk u tutën nga shiu, ndërsa bënin thirrje për revolucion.
Kjo është protesta e katërt e organizuar nga qytetarët kundër projektit në Zvërnec, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë ndalimin e ndërtimeve në zonën e mbrojtur dhe më shumë transparencë mbi procedurat e ndjekura deri tani.
