ITALI-Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal që merreshin me trafik emigrantësh dhe trafik armësh. 17 persona janë vënë në pranga në Palermo, mes të cilëve 8 shqiptarë. Sipas mediave italiane, organizata kriminale kishte lidhje me Cosa Nostrën dhe grupin paraushtarak shqiptar të UÇK, të lidhur me qarqet xhihadiste.
Emrat e të arrestuarve janë Fatmir Ljatifi, Driton Rexhepi, Arben Rexhepi, Xhemshit Vershevci, Franco Mapelli, Tiziano Moreno Mapelli, Salvatore Morello, Gabriele Torres, Dario Vitellaro, Luan Dobjani, Ibraim Latifi, Jlenia Fele Arena, Giuseppe Giangrossio, Djemilj Djaferi, Denis Nikci, Urran Ameti, Francesco Tinnirello, Salvatore Morello, Gabriele Torres, Dario Vitellaro, Luan Dobjani.
Në krye të grupit ishte maqedonasi Fatmir Ljatifi, një italian nga Palermo Giuseppe Gianogrosoo dhe kosovari Driton Rexhepi.
Tgcom 24 shkruan se organizata synonte në lehtësimin e emigracionit të paligjshëm, trafikimit të armëve luftarake, riciklim të diamanteve, arit dhe parave.
Personat e arrestuar kanë menaxhuar udhëtimin e emigrantëve në rrugën Ballkanike. Përmes Italisë dhjetëra persona, falë këtij grupi kriminal janë përpjekur që të shkojnë në Zvicër dhe në Europën Veriore.












(BalkanWeb)
