Një qen besnik në Florida ndihmoi autoritetet lokale në gjetjen e një 86-vjeçareje, duke drejtuar një police në vendin ku ajo kishte rënë gjatë shëtitjes së tyre.

Mbrëmjen e 25 shtatorit, një burrë i moshuar nga Destin, Florida, raportoi zhdukjen e bashkëshortes së tij, e cila kishte dalë për shëtitje me qenin e djalit të tyre.
Sipas informacioneve nga i moshuari, zakonisht, shëtitjet e saj zgjatnin 10–15 minuta, por kishin kaluar më shumë se një orë.
Zëvendës-sherifja Devon Miller gjeti pak më vonë qenin, Eeyore, duke endur në rrugë.

“Ku është mami? Ma trego ku është mami,” i tha ajo qenit  dhe ai menjëherë e drejtoi tek e moshuara. Aty, policja e gjeti 86-vjeçaren të shtrirë në tokë, e rrëzuar.
“Ai vrapoi drejt makinës sime dhe unë i thashë të më çonte tek mami, dhe ai u kthye vrap drejt saj,” shpjegoi Miller për të moshuarën, e prekur nga përkushtimi i qenit, në momentin kur e takoi të moshuarën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb