Edhe marshimi i ultrasve të Partizanit ka mbërritur pranë stadiumit, por për momentin ata kanë zgjedhur të grumbullohen tek shkallët e Universitetit të Tiranës. “Ultras Guerrils” kanë hedhur koret e tyre tradicionale kundër rivalëve të qytetit, ndërsa prezenca e tyre po monitorohet nga uniformat blu

Ende nuk dihet arsyeja se përse ultrasit e kuq nuk po futen në stadium, por duket se kjo ka lidhje me deklaratën e tyre të djeshme, ku u shprehën se asnjë anëtar nuk do të futej në “Air Albania Stadium” nëse do t’i kërkohej karta e identitetit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb