Recetë nga Zonja Katerina
Përbërësit

3-4 kunguj të njomë
2 patate
1 vezë
1-2 qepë të njoma
½ spec të kuq gogozhare
100 gr djathë të bardhë
¾ filxhan miell ermik / galetë / miell misri
2-3 lgj vaj ulliri
Koper, majdanoz, nenexhik
Kripë, piper i zi
Vaj për skuqje

Për shoqërim – salcë kosi:
200 gr kos të kulluar
1 thelpi hudhër të shtypur
Vaj ulliri
Kripë, piper, nenexhik

Përgatitja

Fillimisht vendosim patatet të ziejnë dhe më pas i shtypim si për pure.

Grijmë kungujt në rende dhe i hedhim në një enë ku shtojmë qepët e njoma të grira hollë, patatet pure, specin në kubikë të vegjël, djathin e bardhë të thërrmuar, erëzat të grira hollë, vezën, vajin e ullirit, kripën, piperin dhe miellin (mund të përdorim miell ermik ose miell misri ose galetë).


I trazojmë mirë të gjithë përbërësit derisa brumi i qofteve të lidhet mirë. E mbulojmë më pas me një membranë kuzhine dhe e vendosim në frigorifer për rreth 1 orë.

Më pas i skuqim qoftet (pudrosur me pak miell) dhe i kemi gati për t’i servirur me pak salcë kosi të përgatitur vetë me kos të kulluar të rrahur me kripë, piper, vaj ulliri, nenexhik dhe 1 thelpi hudhër të shtypur.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb