Myrto Uzuni është shndërruar në një faktor të rëndësishëm për Granadan.Në ndeshjen shtëpiake të La Liga 2 ndaj Gijon, ai ka dhënë një assist në minutën e gjashtë. Më pas, futbollisti i Kombëtares ka “tundur vetë” rrjetën, në minutën e 27-të.

Në gjysmë ore lojë,  27 vjeçari ka mundur të fitojë duartrokitjen e të gjithëve që po shikonin ndeshjen në Estadio Nuevo Los Cármenes (Granada). Ky sezon duket mjaft pozitiv dhe diçka të tillë e thonë edhe shifrat.Sapo fillon pjesa e dytë, Uzuni realizon me një perlë, duke konfirmuar se sonte është nata e tij.

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb