Pamjet që shihni tregojnë momentin kur turistja holandeze, që ra nga muri i kalasë së Beratit, transportohet me barelë nga vendi i ngjarjes. Turistja ka rënë aksidentalisht nga një lartësi prej rreth 12 metrash.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja, rreth 60 vjeçe, ndodhej për vizitë në kalanë historike kur dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga muri mbrojtës.

E plagosura është transportuar me urgjencë drejt Spitali i Traumës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Burime nga policia e Berat bëjnë me dije se ngjarja ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa pritet një reagim i plotë për rrethanat e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: