Pushuesit nga Kosova kanë përfunduar plazhin në bregdetin shqiptar edhe këtë fillim shtator për t’u kthyer sërish në shtetin e tyre.

Në Shëngjin situata është më problematike teksa gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se pasditja ka pasur një fluks të lartë automjetesh.
Ekzaktësisht situata është më e rëndë nga kryqëzimi i Shëngjinit deri në Milot, dhe përgjatë Rrugës së Kombit.

Madje në segmentin Milot- Rubik të Rrugës së Kombit ka dhe radhë automjetesh.

Pavarësisht se në Shqipëri ka trokitur vjeshta, kosovarët vijojnë të shijojnë pushimet në plazhet e Shqipërisë, ku më të preferuarat kanë Durrësin dhe Shëngjinin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb