Haifa, një nga qytetet më të mëdha në veri të Izraelit, është përfshirë nga flakët pas një serie sulmesh që goditën rajonin.

Zjarret e fuqishme kanë përhapur panik mes banorëve, ndërsa shërbimet e emergjencës janë vënë në veprim për të përballuar situatën.

Sipas një deklarate nga Magen David Adom (MDA), organizata kombëtare izraelite për emergjencat mjekësore, shtatë persona janë transportuar në spitale, mes tyre edhe një grua 72-vjeçare.

“Kërkimet në vendngjarje janë duke vazhduar për të gjetur të tjerë të lënduar ose të bllokuar,” tha një zëdhënës i MDA.

Shkaku i zjarreve nuk është konfirmuar zyrtarisht, por dyshohet se janë pasojë direkte e sulmeve të fundit me raketa nga Irani në kontekstin e përshkallëzimit të konfliktit në rajon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb