Punonjësit e bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren, duke zbatuar urdhrat për të ‘shkallmuar’ nga gurët trotuaret.
Siç shihet nga pamjet, duket se punonjësit në teren nuk ndalen, deri në plotësimin e normës së tyre, ‘zhveshjen’ e trotuareve nga gurët e vegjël, të cilët në shumë rast përdoren nga studentët protestues, kundër policisë, e cila tregohet në shumë raste e dhunshme.
Kujtojmë se sot është dita e 9 e protestës kundër Ramës, ku kërkohet dorëheqja e tij.
