Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Greqi të vizitojnë Panairin e Punës që do të zhvillohet nesër në Athinë.

Panairi, i cili do të mbahet në Technopolis, Gazi, do të ofrojë mundësi për shqiptarët të vihen në dijeni me mundësitë e punësimit në Shqipëri.

Rama thekson se Shqipëria ofron mundësi punësimi me paga më të larta, taksa më të ulëta, dhe është një mundësi për shqiptarët të kthehen dhe të shijojnë përfitimet e vendit të tyre.

“Athinë – “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën” nesër, në Technopolis, Athine (Gazi), Pireos 100, gjatë gjithë ditës”, shkruan Rama.

Panairi do të hapet në orën 09:00 dhe do të mbyllet në 19:00.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb