Kryeministri Edi Rama, gjatë diskutimit me strukturat e PS në njësinë nr.7 në Tiranë, deklaroi se Partia Socialiste është e hapur për prurje të reja nga PD.

Duke iu drejtuar një prej ish-deputetëve të PD, sot anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Halit Valterit, Rama tha se Valterit nuk i ndahet zemra nga PS.

“Ja ku është dhe ai ballisti aty, Halit Valteri. Po ca partie ike ti, ike nga një hale atje dhe erdhe gjete parti këtu.

Nuk i ndahet zemra nga PS, por ballist është deri në fund. Të marrë dhe ca tjerë, po ca të marrë. Ne i presim të gjithë, jo mos thoni ç’i duam, i duam të tërë të vijnë këtu, në rregull jemi”, tha Rama.

Edi Rama: Ja ku është dhe ai ballisti aty, Halit Valteri. Po ca partie ike ti, ike nga një hale atje dhe erdhe gjete parti këtu.

Nuk i ndahet zemra nga PS, por ballist është deri në fund. Të marrë dhe ca tjerë, po ca të marrë. Ne i presim të gjithë, jo mos thoni ç’i duam, i duam të tërë të vijnë këtu, në rregull jemi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb