Marshimi i pandërprerë i qytetarëve në Tiranë ka vijuar duke kaluar edhe te selia e Partisë Demokratike. Protestuesit nuk e kanë ndalur zemërimin e tyre vetëm te qeveria, por e kanë drejtuar atë hapur ndaj të gjithë klasës së vjetër politike.
Teksa kanë vijuar ecjen e tyre masive nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, qytetarët e revoltuar janë ndalur përpara selisë së Partisë Demokratike.
Me thirrje të forta dhe të revoltuara, ata kanë brohoritur njëzëri “opozitë e shitur”, duke akuzuar lidershipin demokrat si pjesë të problemit.
Në kulmin e marshimit, turma e protestuesve ka barazuar drejtpërdrejt përgjegjësitë e kryeministrit aktual dhe liderit të opozitës për situatën ku ndodhet vendi, duke ushtuar me thirrjen e prerë: “Rama në burg, Berisha në burg!”.
