Kryeministri Edi Rama ka inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Fushë-Krujë, e vendosur në 10 hektarë tokë ku do të ndërtohen banesat individuale dhe kolektive të familjeve të cilat u dëmtuan nga tërmeti.

Rama bën me dije se 45% e punës së infrastrukturës rrugore dhe nëntokësore në këtë lagje ka përfunduar, pra është kryer.

Nga ana tjetër Ahmetaj shtoi se për 4-5 javë në këtë lagje fillojnë dhe ndërtimet e banesave individuale.

EDI RAMA: Model për ta pasur në të ardhmen largqoftë çdo vend.

ARBEN AHMETAJ: Besoj këtu, për 4-5 javë në varësi të mbylljes së procesit dhe projektimit do të fillojmë me shtëpitë individuale. Kjo zonë, zona e Durrësit, Kavaja, Rrogozhina dhe një pjesë e Kurbinit. Që ti bëjmë gati dhe ti fusim në fazën e prokurimit për fazën e dytë. 128 shtëpi, familje, dhe 145 familje në pallate. Pallatet do të jenë 4-katëshe, pra jo si pallate me shumë kate.

EDI RAMA: Po në Krujë me projektin e përbashkë?

ARBEN AHMETAJ: Sipas porosisë tuaj, duhet përcaktuar më specifikisht. Duhet godina në harmoni me pjesën e vjetër.

EDI RAMA: Kanë punuar holandezët me grupin shqiptar. Ajo që në fillim kur ra tërmeti, çoi mesazhe tha jam e gatshme të kontribuoj pa asnjë kërkesë. Shih si është, kret botë tjetër. Këto të tjerat janë godina të përbashkëta. Shumë e rëndësishme të nënvizohet se ka qenë më e shpejtë pasi nuk kemi pasur probleme me prona private në mes. Këto na kanë zgjatur procesin në Laç, Thumanë e Bubq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb