Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga Gjiri i Gramës, një nga plazhet më të veçanta dhe spektakolare të jugut të Shqipërisë, i cili po shndërrohet çdo vit në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për turistët vendas dhe të huaj.

I fshehur në gjirin e Karaburunit, ky vend magjepsës ofron një përzierje të rrallë natyre, historie dhe aventure.

E vendosur në një zonë të izoluar, larg zhurmës dhe ndërtimeve, Gjiri i Gramës është ideal për ata që kërkojnë qetësi dhe kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën.

Ujërat e kristalta dhe rëra e pastër krijojnë një ambient perfekt për kamping dhe çlodhje totale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb