Kryeministri Edi Rama ka postuar sot me pamje 3D projektin e Unazës së Madhe lindore në kryeqytet.

Kreu i qeverisë lajmëron se kontratat do të mbyllen dhe puna për ta vënë projektin në jetë do të nisë vjeshtën e këtij viti.

Ky projekt është zgjatimi i Lanës drejt Shkozës, për të kaluar më pas në Farkë e deri në kryqëzimin e hyrjes së autostradës Tiranë-Elbasan.

Statusi i Ramës

Me këtë shfaqje të projektit të Unazës së Madhe lindore të Tiranës nga zgjatimi i Lanës drejt Shkozës, për të kaluar deri në Farkë ku bashkohet me segmentin e përfunduar që të çon në kryqëzimin e hyrjes së autostradës Tiranë-Elbasan (aks me standardet e kategorisë A urbane, përfshirë veprat e artit, ura, mbikalime, nënkalime, kryqëzime), duke ju informuar se kontratat mbyllen e puna nis këtë vjeshte, ju uroj një javë të mbarë

BalkanWeb

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: