Kryetari partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i ftuar në studion e lajmeve në News24, gjatë intervistës me moderatoren Daljana Sejdia, u shpreh se Rama po i bën presion drejtësisë për të mbrojtur ish-zv/kryeministren e marrë të pandehur nga SPAK, Belinda Balluku.
Shehaj tha se ajo cka po ndodh me Kushtetuesen, tregon se Rama kërkon përmes imunitetit të jetë i paprekshëm.
“A nuk i bën përshtypje Ramës 50 mln euro që vodhi Belinda Balluku me një mesazh kur shkruante se ka ndjesinë për ta anuluar tenderin me 140 mln euro dhe miratoi atë me 190 mln euro. 50 mln euro s’i bëjnë përshtypje?, tha Shehaj.
Sipas tij, Rama do një Shqipëri ku kryeministri nuk mund të hetohet dhe nuk mund të merret asnjë masë sigurie.
“Për sa kohë, thotë Rama, jam në pushtet, dua të jem I paprekshëm. Po e kërkon për Ballukun, drejtorat e Belinda Ballukut. Ai do një vend ku kryeministri të mos merret i pandehur, do të vjedhë e të bëjë atë që ka bërë atë që ka bërë deri më sot”, u shpreh kreu i “Mundësisë”, Agron Shehaj.
Agron Shehaj: Çfarë ka telefoni i kryeministrit, pse thotë se mos guxoni ti afroheni. Ka imunitet në lidhje me deputetët por është një imunitet që I mbron nga masat e sigurisë, arrest me burg apo në shtëpi, pork jo s’do të thotë se ata s’mund të hetohen dhe të jenë mbi ligjin.
Kam një pyetje, në këto 35 vjet shqiptarët janë vjedhur apo jo? A I kanë vjedhur politikanët, ministrat, kush i ka vjedhur?
Edi Rama do një Shqipëri ku kryeministri nuk mund të hetohet dhe nuk mund të merret asnjë masë sigurie. Për sa kohë thotë Rama jam në pushtet, dua të jem I paprekshëm. Po e kërkon për Ballukun, drejtorat e Belinda Ballukut. Ai do një vend ku kryeministri të mos merret I pandehur, do të vjedhë e të bëjë atë që ka bërë atë që ka bërë deri mësot.
Sulmi I sotëm Edi Ramës ndaj prokurorëve, që thotë se duan këta 1600 euro. A nuk i bën përshtypje Ramës 50 mln euro që vodhi Belinda Balluku me një mesazh kur shkruante se ka ndjesinë për ta anuluar tenderin me 140 mln euro dhe miratoi atë me 190 mln euro. 50 mln euro s’i bëjnë përshtypje? Por i bëjnë 1600 euro? Prokuroria ka kërkuar më shumë fonde dhe fajtore është qeveria e Ramës se ata ja kanë shtuar punën.
