Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz. Një makinë luksoze tip “Range Rover” është përmbysur në rrugë.

Nga të dhënat e para raportohet se është plagosur rëndë një person, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë, me të cilët lëvizte makina.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa nuk dihet ende nëse ka pasur persona të tjerë brenda mjetit. Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në rrugë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: