Werder Bremen fitoi 3-1 ndaj Koln, duke siguruar tri pikë të “arta” dhe tashmë e sheh veten në vendin e 13-të me 30 pikë, 5 më shumë nga pozicioni që të çon në Bundesligën 2.
Milot Rashica ka shënuar golin e parë me fanellën e Werder Bremen pas transferimit në Bundesliga 1. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka realizuar në takimin kundër Koln, duke i dhënë avantazhin 2-1 ekipit të tij. Rashica shënoi në minutën e 58-të.
(BalkanWeb)
