Rayo Vallecano ka fituar pastër 3-0 ndaj AEK-ut të Athinës, në ndeshjen e parë çerekfinale të Conference League. Në Spanjë, vendasit morën një sukses shumë të rëndësishëm, duke hedhur një hap gjigand drejt kualifikimit.

Në pjesën e parë, Rayo shënoi dy herë në portën e mbrojtur nga Thomas Strakosha. Akhomach zhbllokoi llogaritë, ndërsa Lopez “tundi rrjetën” në fundin e fraksionit. Në pjesën e dytë, pati kohë edhe për një gol të Palazon, nëpërmjet një penalltie. Sfida e kthimit do të luhet në Greqi me 16 prill.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb