Real Madrid ka marrë një fitore bindëse në shtëpi me shifrat 4-0 ndaj Elches. Los Blancos luajtën një ndeshje perfekte duke mos diskutuar për asnjë moment fitoren.

Goli i parë do vinte nga Asensio në minutën e tetë, ndërsa brenda fraskionit të parë dy penallti do shndërroheshin në gol nga Karim Benzema, i cili nuk do gabonte. Në pjesën e dytë, madrilenët thjeshtë do administronin rezultatin, u mjaftuan me golin e Modric duke korrur kështu një sukses që i çon në 48 pikë, 8 pikë më pak se Barcelona.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb