Në sfidën e parë Gjysmëfinale të Copa del Rey, Barcelona triumfoi 0-1 me Real Madrid, në sfidën e luajtur në Bernabeu.

Të parët që shënojnë janë madrilenët me Karim Benzema, por goli anulohet për pozicion jashtë lojë.

Episodi më i rëndësishëm i fraksionit të parë do vinte në minutën e 26-të, kur Kessie godet drejt portës, me fat katalanasit pasi Militao në tentativë për të larguar topin, e dërgon sferën në portën e Cuortouis.

Ekipi i Ancelottit do vuante shumë në konkretizim, madje do e kishte të vështirë të gjejë kuadratin e mbrojtur nga Ter Stegen. Pjesa e dytë do ishte emocionuese, dominuan Los Blancos, por nuk pati gola, me kualifikimin që do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb