Real Madrid është më afër se kurrë titullit kampion. Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti fitoi 2-0 në shtëpi me Getafe.
38 minuta lojë u deshën për zhbllokimin e takimit. Ishte Vinicius që jep një assist për Casemiro, me këtë të fundit që mposht Sorian. Minuta e 68-të sheh ekipin nga Madridi në epërsi të dyfishtë, falë rrjetës së Lucas.
Skuadra mike e pati të pamundur të dilte në lojën e saj. Statistika për t’u harruar për ta në këtë 90 minutësh, me portierin vendas Courtoius që nuk u shqetësuar asnjëherë, pasi Getafe nuk goditi dot asnjëherë nuk portë.Loss Blancos janë në vendin e parë me 72 pikë, 12 pikë më shumë se ndjekësit. Getafe është e 14-ta.
(BalkanWeb)
