U luajtën sot ndeshjet e javës së parafundit në La Liga. Real Madrid fitoi 0-1 ndaj Sevillias, falë golit të Vinicius. Ia del edhe Atletico Madrid, që thyen 1-0 Gironan, me golin e Lookman.
Sociedad dhe Valencia dhuruan spektakël, teksa sfida përfundoi 3-4. Në takimet e tjera, Vallecano mundi 2-0 Villarealin, ndërsa Elche mposhti 1-0 Getafen.
Mallorca pësoi disfatë 2-0 ndaj Levantes dhe tashmë mbijetesa për Muriqin me shokë duket një mision shumë i vështirë, pasi skuadra e Demichelis është në vendin e 19-të me 39 pikë, 3 pikë më pak se Elche e vendit të 17-të.

