Real Madrid nuk fal as në “San Mames”, duke fituar 0-3 ndaj Atletico Bilbaos, në një sfidë që rezultoi më e lehtë nga çfarë pritej.

Ndeshja u zgjidh shumë shpejt që në minutën e shtatë, me Kylian Mbappe që dërgoi në festë tifozërinë vendase. Camavinga dyfishoi shifrat, në fundin e pjesës së parë.

Mbappe “vulosi” një herë e mirë këtë takim, në minutën e 59-të. Ekipi i Alonsos është në vendin e dytë me një pikë më pak se Barcelona.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb