Real Madrid ka pësuar një disfatë të hidhur me shifrat 0-2 ndaj Celta Vigos në shtëpi. Swedberg zhbllokoi llogaritë me golin e tij, në fillimin e pjesës së dytë.

Los Blancos mbyllën ndeshjen me dy lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Garcia dhe Carreras, përkatësisht në minutat 64’ dhe 90’. Celta ndëshkoi madrilenët sërish në fund me të njëjtin autor, suedezin Swedberg.

Ekipi i Alonsos është në vendin e dytë me 36 pikë, 4 pikë më pak se Barcelona kryesuese.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb